Pa prisni pak! Kledi ndahet nga parnerja dhe arsyeja ishin videot ku u kap MAT me Sheilën? Ja ç’ndodhi!

Disa video po qarkullojnë nëpër rrjet ku duken Sheila dhe Kledi që luajnë me duar me njëri-tjetrin, nuk mungonin shikimet, buzëqeshjet, përkëdheljet e të gjithë i bënë çift!

Nuk përjashtohet mundësia se Kledi dhe Sheila mund të jenë duke xhiruar ndonjë klip apo duke bashkëpunuar për diçka. Kledi foli për herë të parë për pamjet në emision ku tha:

“Do flas shumë shpejt për çdo gjë lidhur me Sheilën,”

Por ç’po ndodh me Kledin dhe partneren e tij të huaj? Janë ndarë?

Pasi doli nga shtëpia e BBVIP, modeli i njohur u shpreh se kishte folur me partneren dhe se ishin mirë. Madje edhe komentonin në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Por tani duket se gjërat nuk janë më ashtu dhe se ata janë ndarë. Kledi dhe modelja nuk ndiqen më as në “Instagram”.