Morena na përlot me dedikimin! Me foto nga fëmijëria kujton nënën e ndjerë

Morena Taraku është nga femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale.

Bukuroshja numëron më shumë se 1.4 milionë ndjekës aty ku servon pamje të ndryshme nga angazhimet e saj dhe jeta private.

Krahas jetës luksoze për të cilën njihet, Morena na ka njohur shpesh me një anë tjetër duke treguar mungesën që ndjen për nënën e saj të ndjerë.

Kështu ka vepruar së fundmi duke emocionuar të gjithë me dedikimin.

Me disa fotografi të rralla nga fëmijëria e saj, modelja kujtoi nënën, e cila është ndarë nga jeta prej vitesh.