Ndarja e hershme nga jeta e Hueyda El Saied ka tronditur opinionin.
Artistja e njohur ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë dhe ikja e saj shkaktoi trishtim jo vetëm tek ata që e njohën nga afër por edhe tek publiku.
Thierry, bashkëshorti i Hueyda El Saied ka bërë një postim tejet prekës me rastin e përvjetorit të martesës së tyre. Në profilin e artistes, Thierry ka publikuar një kolazh me foto me momentet më të bukura nga ceremonia martesore duke shprehur dashurinë që ka për të.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai.



