‘’Një jetë që xhelozon dhe bën intriga për çdo shqiptar të realizuar!’’, një nga shqiptarët më të njohur në Itali ‘’godet’’ ashpër Ilir Shaqirin!

Ilir Shaqiri është nga banorët më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Balerini i njohur është bërë shpesh objekt kritikash nga banorët për lojën e tij, ndërkohë nga publiku disa herë është zgjedhur i preferuari.

Por teksa shumë e shohin si pretendent për fitore ka të tjerë që nuk mendojnë kështu.

Ka qenë Oni Pustina që ka shprehur hapur opinionin e tij madje jo përmes ndonjë interviste apo statusi por përmes një komenti në faqen zyrtare të shout.

Oni shkruan se Iliri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre.

Ai thotë se uron që balerini ta fitojë “Big Brother VIP” që më në fund të ndihet edhe ai i realizuar e mos të sillet më si burrë me gjak gruaje.

“Ka nje jete qe jeton nen hijen e Kledi Kadiut,”mikut” te tij me te ngushte!Ka nje jete qe xhelozon per cdo shqiptar te realizuar ne shtetin fqinj,Leoni,Tare,Klajsi e te tjere.Ka nje jete qe perpiqet me cdo menyre dhe intrige qe te jete sado pak ne nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe tju zer vendin me menyren e tij ortodokse.Prandaj une vertet shpresoj qe Shaqiri ta fitoj BBV,qe me ne fund edhe ai te ndjehet i realizuar e te mos vuaj me suksesin e miqve apo ish miqve te tij ne Itali,e mbi te gjitha mos te mos sillet me si burre me gjak gruaje!forca Shaqir!”

Theksojmë se Oni është një nga shqiptarët e njohur në Itali dhe ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë kohë.Ai ka qenë i martuar me një nga balerinat e saj historike në “Amici”, Ambeta Toromanin. Gjithashtu, Oni ka qenë edhe postier për disa sezone në emisionin tjetër të Marias “C’e posta per te”.