Mozzik dhe Getinjo janë nga vëllezërit më të famshëm shqiptar që falë talentit dhe punës së tyre kanë prekur majat në rep skenën shqiptare.
Dyshja nga Ferizaj nuk kanë ngurruar asnjëherë të ndajnë historinë e jetës së tyre dhe rrugën e vështirë drejt suksesit si histori frymëzimi për të rinjtë.

Së fundmi Mozzik ka emocionuar duke ndarë një fotografi nga fëmijëria e tij ku shihet bashkë me Getinjon dhe babain e tyre.
Ai ka kujtuar kohët e vështira dhe sakrificën e babait të tij për një jetë më të mirë.

“Kjo fotografi shpesh herë më gëzon e shpesh herë më mërzitë. Më gëzon fakti që patëm e kemi një baba të mrekullueshëm e të mirë e të edukuar, që kurrë në jetën e vet nuk diti të mendonte për vete para se të mendonte për ne.
Në gjendje të mbajë 3/4 lloj punësh që të rritemi shëndoshë e mirë. Kohë e vështirë ka qenë shumë. Por e bën më të mirë tani kur e sheh se nga ku e deri ku kemi arritur.
Ana tjetër që më mërzit është që sa shpejt ikin vitet, por shumë shpejt.
Babës tem kur jam me punë në Evropë ose në botë diku me koncerte i shkruaj bablok mbërrita a jeni mirë?
Baba: Shyqyr Zotit, ne jemi mirë kur ju jeni mirë gjithmonë. Andaj vlerësoni gjithmonë atë që keni, aq sa keni. Të jem i sinqertë baba im është idolli im.
Respekt, në foto baba, unë, Getoari!”.

