Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ka emocionuar ndjekësit e tij me befasinë që i ka bërë një fansi të tij 12-vjeçar në spital.
Djaloshi vuan nga tumori dhe prej kohësh kishte shprehur dëshirën për ta takuar Kallakun.
Aktori përmes rrjeteve sociale ka ndarë historinë prekëse të 12-vjeçarit duke bërë thirje të kontribuohet për shërimin e tij.

“Kristi Saka, 12-vjeçari me tumor rëndë, ëndërronte të më takonte prej vitesh, por ne bashkë duhet të bëjmë realitet që ai të shërohet orë e më parë. Në gjendje të rëndë ekonomike, me baba të paralizuar, e një nënë që shpreson tek ndihna jonë, ju bëj thirrje të kontribuoni të gjithë sipas mundësive”, ka thënë Besi.
“Fjalët tjera mi kanë marrë lotët e Kristit e lutjet e nënës së tij për ndihmë”, u shpreh më tej aktori.
