Lidhja e Donaldit me Beatrix vazhdon të komentohet akoma dhe të jetë në fokus të medias dhe publikut.

Kjo u diskutua edhe mbrëmë në spektakël nga banorët dhe nga opinionistët.
Dyshja deklaruan se e duan njëri-tjetrin dhe se do ta tregojë e ardhmja vërtetësinë e lidhjes së tyre.
Rrjeti duket se vazhdon të jetë i ndarë në dy grupe të mëdha, njëri “pro Bora”, tjetri “pro Beatrix” dhe së fundmi ka reaguar edhe nëna e Beatris, Antigone Ramosaj duke shpërndarë në Instagramin e saj një postim të faqes ‘’Lolita’’ ku mes tjerash përmendet edhe Bora.

“Nuk po e lënë rehat xhelozet e shtëpisë dhe koleget e Borës, po bëjnë çmos ta nxjerrin keq Donaldin. Në ndjenjat e tjetrit mund të dyshojnë vetëm ata/ato që nuk kanë përjetuar kurrë dashurinë ose janë të shtirur në marrëdhëniet e tyre. Lërini ata dy të rinj të shijojnë si të duan atë lidhje, boll i kërkuat ekg zemre, vërtetim nga kryeplaku i Kasharit, rrëfim të prifti dhe vëllai i madh vetëm për pasiguritë që keni ju me partnerët tuaj” – thuhet mes tjerash në reagim me të cilin fakti që e ka shpërndarë pajtohet edhe vet Antigona.

Kujtojmë që, dy javë më parë përmes një letre, ajo i kërkoi vajzës së saj me ngulm që të mos hidhte hapq të tjerë pa e qartësuar Donaldi veten dhe raportin me tij me Borën. E në fakt, tani gjërat po duken gjithnjë e më të qarta!
