Lajmi se Bora Zemani u shtri në spital pushtoi mediat një ditë më parë.
Ka qenë shoqja e saj Semi që përmes rrjeteve sociale zbuloi një fotografi ku shihej Dora e saj dhe Borës.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkroi Semi krah fotos duke mos zbuluar se çfarë kishte ndodhur dhe fansat e shumtë të prezantueses u shqetësuan pa fund.

Ditën e sotme Olsa Muhameti ka zbuluar një tjetër pamje duke treguar se Bora i është nënshtruar një ndërhyrje, por gjendja e saj momentale është stabile dhe atë do ta shohim nesër në “Për’puthen”.
