Dielli mbush 1 muaj, zbulohet fotografia e parë e gjyshes Shkurte Fejza me nipin e saj të parë!

Sot janë bërë 1 muaj që kur Gresa Behluli solli në jetë djalin e saj, Diell, duke provuar për herë të parë ndjenjën e të bërit nënë.

Dielli është fëmija i parë në familjen e bilbilit të kënges shqipe, Shkurte Fejza, e cila u bë gjyshe për herë të parë.

Gresa ka vendosur që mos ta ekspozojë akoma Diellin në rrjete sociale por ditën e sotme në 1 mujorin e ardhjes së tij në jetë është publikuar një fotografi e tij me gjyshe Shkurten.

Këngëtarja duket tejet e lumtur me nipin në krah, ardhja e të cilit ka lumturuar padyshim të gjithë familjen.