Bora Zemani është personi më i përfolur i momentit dhe të gjithë jemi sy e vesh te lëvizjet e saj pasi ish i dashuri i saj Donaldi puthi Beatrix në buzë duke konfirmuar lidhjen brenda.

E teksa të gjithë po e “përndjekim” për postimet e saj, doemos shikojmë ç’bëhet edhe nga profilet e shoqeve të saj të ngushta.
Por këtë herë Semi shqetësoi të gjithë ndjekësit e moderatores!
Kjo pasi na zbuloi se Bora ka përfunduar në spital! Në foto shihet dora e moderatores, me vigon e serum krah shoqeve të saja që po i qëndrojnë afër.
“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkruan Semi në postimin që shqetësoi të gjithë.

