Pas bashkëpunimit me brandin botëror, fotografja e famshme ka dy fjalë për Luana Vjollcën!

Pak kohë më parë, pas “Philipp Plein”, një tjetër brand ndërkombëtar ka zgjedhur Luana Vjollcën si imazh. Bëhet fjalë për brandin “Collini Milano 1937”.

Kjo markë ndërkombëtare mund të quhet ndryshe shtëpia “fashion” e luksit në Itali dhe këtë herë kanë bashkuar forcat me showgirl-in shqiptar Luana Vjollca.

Pas fotove që bënë namin në rrjet, ku ideja e realizimit ishte thuajse identike me atë që Kylie Jenner realizoi javë më vonë, tani Luana Vjollca dhe “Collini Milano 1937” vijnë me një tjetër projekt.

Luana na kishte paralajmëruar për këtë bashkëpunim me videot nga Milano, por na surprizuan vërtet!

“Showgirl”-i shqiptar ka pozuar në një makinë  luksoze tip “Rolls Royce” vintage e “branduar” nën logon e “Colloni”. Luana ka veshur nje kostum leopardato ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim, kostumi ka reflekse të së kuqes dhe së verdhës. Ky koleksion ende nuk është në shitje për ata që duan ta bëjnë të tyren.

E mahnitur, fotografja e famshme italiane Irina Lis Costanzo, e cila punon për brande mjaft prestigjioze si Baazar, L’Officiel vendosi të shkruante dy fjalë për Luana Vjollcën, pas bashkëpunimit me Collini.

“Unë normalisht punoj me modele nga fusha e modës, ato që ju i njihni dhe kanë kopertinat e tyre tashmë. POR! Këtë herë ishte një eksperiencë epike me yllin e ekranit Luana Vjollca!!Ishte e mrekullueshme të dëshmoja aftësinë e saj në mënyrën si ajo menaxhonte veten e saj përballë kamerës. Ajo e dinte ekzaktësisht si të lëvizte apo si të shprehej dhe ishte shumë e thjeshtë gjatë setit. Faleminderit Luana, shpresoj të punoj sërish me ju! Në këto foto ajo po pozon në një Rolls Royce të branduar nga Collini, i njëjti brand që ajo ka veshur.
Një falenderim i madh shkon për skuadrën!”, shkruan Irina Lis Costanzo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Irina Lis Costanzo (@liscostanzo)

Epo po e mbyllim me përshkrimin që faqja zyrtare e Collini Milano 1937”, ka vendosur për Luanën me pjesë nga kënga e Katy Perry-t, “Roar”.

”She’s got the eye of the tiger, a fighter, dancing through the fire cause she’s a champ’ and you’re gonna hear her roar!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Collini Milano 1937 (@collinimilano)