Gjylymser Kasapi është nderuar nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ku iu dha çmimi shtetëror“Shën Klementi i Ohrit” për arritje të lartë në fushën e edukimit dhe arsimit.
Profesoresha e nderuar është nëna e këngëtarit Shpat Kasapi, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

Me fjalë të ndjera ai u shpreh krenar për arritjet e nënës.

E lumtur për arritjen u shpreh edhe Selvija, e cila zbuloi edhe raportet e afërta që ka me vjehrrën e saj.

