Adriana Matoshi ka arritur të mposhtë edhe njëherë sëmundjen e rëndë, e cila iu rikthye pas nëntë vitesh nga operimi i fundit kur ishte shtatzënë. Lajmin se tumori në tru i është kthyer sërish e ka bërë të ditur vetë aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës duke zbuluar se do të futej në operacion.

Ditën e kësaj të marte Adriana ka dalë nga spitali.
“Po është liruar sot(e martë)”, ka thënë ajo për mediat nga Kosova, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi. Fatmirësisht ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe arriti që të mposhte për herë të dytë tumorin në tru.
Ajo tani duket se është aktive edhe nga pak në rrjetet sociale. E këtë e ka bërë për mikën e saj, që ajo e konsideron si mike të ngushtë, Arjola Demirin e BBVIP.
“Drita jeme dashnia jem e pakufi! T’du me shpirt ylli më i bukur”, ka shkruar ajo.

