Prekëse! Partneri i Hueyda El Saied emocionon me reagimin e parë pas ndarjes së saj nga jeta ‘’Nuk u ankua kurrë’’

Ndarja e hershme nga jeta e Hueyda El Saied ka tronditur opinionin.

Artistja e njohur ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë dhe ikja e saj shkaktoi trishtim jo vetëm tek ata që e njohën nga afër por edhe tek publiku.

Tani kur kanë kaluar ditë nga ikja e saj, partneri i artistes ka reaguar për herë të parë me një letër ku shpesh mallin dhe falenderimet për ata që i qëndruan pranë në këto ditë të vështira.

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falenderojmë për gjithë simpatinë e treguar dhe dallgët e dashurisë për Hueyda-n, dashurinë gjithpërfshirëse duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit!
Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të egër! Ajo tregoi kurajo dhe forcë absolute pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë! Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave të më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielin dhe timen, dy dashuritë e saj.”