Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka nisur prej ditësh punën për të sjellë një super spektakël për publikun në mbrëmjet e 27, 28 dhe 29 dhjetorit, live nga Pallati i Kongreseve.
Pas një sërë aludimesh Ardit Gjebrea ka zbuluar moderatorët zyrtarë.
Përkrah Arditit do të jenë Joida Maliqi, Kelvi Kadilli, Isli Islami dhe Xhemi Shehu, kjo e fundit thuhet se zevendësoi moderatoren Bora Zemani, pasi pak ditë më parë u bë e ditur se ajo dha dorëheqjen për të drejtuar këtë festival.
Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë prezent çdo emër që ka lënë gjurmë, në 60 vjet histori dhe nata e tretë, më 29 dhjetor, do t’i dedikohet formatit të Eurovision
