‘’Pse thua jam natyrale kur nuk je’’, Armina vendos të përgjigjet ‘’për kulturë’’ për ata që dyshojnë

Armina Mevlani është nga femrat shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, ku është edhe shumë aktive me postime.

Bukuroshja shpesh realizon biseda me ndjekësit e saj dhe u përgjigjet për gjëra të ndryshme që atyre u interesojnë.

Së fundmi ajo foli për mirëmbajtjen e lëkurës dhe zbuloi produktet dhe rutinën e saj të kujdesit për pamjen.

Në mesin e atyre që kërkojnë këshilla ose e komplimentojnë nuk munguan edhe ata që hodhën dyshimet se Armina ka ndërhyrje ose botox.

“Pse i mëshon kaq shumë faktit jam natyrale kur ke bërë dhëmbët, vetullat, botox?”, shkruajti ndjekësit dhe Armina iu përgjigj ‘’për kulturë’’ siç tha ajo.

“Të gjitha këto që përmendët janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje për të mos quajtur dikë natyral. Unë nuk kam asnjë ndërhyrje estetike, dhe nuk do kisha problem ta pranoja. Ndër të tjera, vetullat i kam krejtësisht origjinale, pa microblanding. Edhe tek dhëmbët nuk kam ndërhyrë, përveç dy të parët që më janë thyer në moshë të vogël”, shkruan Armina, duke iu dhënë një përgjigje të gjithë atyre që dyshojnë.