Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Çifti i njohur janë në pritje të binjakëve dhe përkundër thashethemeve prej kohësh lajmi nga vet çifti u konfirmua vetëm pak kohë më parë.

Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, bukuroshja nuk na kurseu gjithashtu edhe një album “photoshooting” me partnerin e saj, Usta duke na ëmbëlsuar kështu mbrëmjen. Krahas saj, ajo ka shkruar: “Faleminderit Zot”


Ndërkohë në një nga fotot dyshja na zbuluan edhe kohën kur do vijnë në jetë bebushat e tyre duke mbivendosur në veshjen e tyre “JANAR 2022”.

View this post on Instagram
Këngëtarja ka organizuar një “baby shower”, ku ka treguar se ajo dhe Usta po bëhen prindër të një djali dhe një vajze.
Gëzimin e madh të tyre çifti e ndanë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale. Genta ka publikuar gjithashtu edhe foto të reja nga fotosesioni i shtatzënisë.
