Marina Vjollca rikthehet në ekran! Shihni si duket pak ditë pas lindjes së Marget!

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë, më datë 24 nëntor 2021 dhe janë bekuar me një vajzë që e kanë quajtur Marget, që në fakt është një bashkim i emrave të tyre.

Çifti na ëmbëlsuan duke publikuar fotografinë e parë me bebin, ku shihen duart e familjes së kompletuar Selimi pas 9 muajsh pritje të ëmbël.

“Faleminderit zotit që na bekoi me një engjëll si ti, jeta jonë. Marget Selimi”, ka shkruar çifti përmes rrjeteve sociale.

Edhe pse jo shumë aktive në Instagram, pasi po shijon çdo minutë me Marget, moderatorja ka vendosur të rikthehet sonte në ekran, po nën prezantimin e “Klanifornia”.

“U rikthyem”, shkruan Marina në postimin e fundit, ku duket mjaft bukur dhe në super formë. Komentet ndaj moderatores janë mjaft pozitive dhe të gjithë mezi e kanë pritur këtë rikthim.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)