Lumë komentesh, ndjekësit ‘nxijnë’ Arbana Osmanin: Thoshe se Borën e kishe të preferuar, por i ngule thikën…

Prej spektalit të së mërkurës së Big Brother Vip, ku Donaldi dhe Beatrix shprehën pëlqim ndaj njëri-tjetrit ku Semi nuk u lejua të jepte asnjë koment mbi këtë situatë, ndjekësit kanë shpërthyer nëkomente ndaj moderatores Arbana Osmani. Sipas realnews.al, në çdo foto që ajo publikon, nuk mungojnë komentet negative ndaj saj duke i thënë edhe se nuk është treguar profesionale.

Janë mbi 200 komente negative në foton e publikuar së fundmi, ndaj Arbana vendosi që më pas të bllokonte komentet.

Kujtojmë se disa kohë më parë Moderatorja Bora Zemani u fut në shtëpinë e Bog Brother për të takuar Semi Jaupajn pas problemeve të kësaj të fundit me ankthin dhe produksioni ‘ndërhyri’ për të bërë të mundur dhe takimin me Donaldin, sipas realnewsal.

Donaldi dhe Bora u takuan dhe shkëmbyen dhe puthje, ndonëse kishin 6 muaj që lidhja e tyre ishte në momente ‘kritike’ dhe reflektimi.

Duket se ai moment u memorizua fort në mendjen e ‘fansave’ të çiftit dhe Big Brother-it dhe ata lidhjen Donald-Beatrix nuk e pranojnë dhe as dasmën e ‘stisur’ nga Big Brother.

Lajmi u mor nga realnews.al