Marrëdhënia e Stresit me Kejsin ka qenë nga më të përfolurat e showbizit shqiptar për shkak të gjithë ulje-ngritjeve që ka kaluar marrëdhënia e tyre. Nëse ndalemi tek kjo e fundit, ka shumë për të thënë. Lidhja e reperit me Kejsin bëri shumë bujë në mediat sociale, mirëpo duket se lidhja nuk funksionoi siç shumë e prisnin. Duke qenë se Kejsi jeton në Kanada e Stresi në Shqipëri, largësia bëri të vetën.
Blogerja ka deklaruar prej kohësh që nuk ka ndërmend të kthehet ndonjëherë në Shqipëri, pasi preferon të ndërtojë të ardhmen në Kanada, vendin ku është rritur. Gjithashtu, duket se Stresi nuk e sakrifikon karrierën e tij në Shqipëri për t’u zhvendosur tek partnerja.

Edhe pse u bënë disa kohë që nuk janë më bashkë, Stresi vijon që të ketë një vlerësim dhe respekt për ish-partneren, Kejsi. Reperi i njohur e ka zbuluar këtë në një postim të bërë në “Instastory”, ku është pyetur se çfarë mendimi ka për Keisin në ditët e sotme. Përgjigja e Stresit ka qenë se e vlerëson më shumë.

