Beatrix Ramosaj është vendosur në qendër të kritikave pas afrimitetit me Donaldin dhe puthjes që tashmë ndodhi si konfirmim i asaj që përflitej prej ditësh nga banorët dhe shikuesit.
Ata që u bënë adhurues të takimit Bora-Donald dhe mundësisë së rikthimit të tyre tani janë kthyer kundër kësaj lidhje brenda.
E në këtë valë komentesh ka reaguar më në fund dikush nga krahu i Trixës.
Bëhet fjalë për nënën e këngëtares, Antigonën, e cila ka bërë tërthorazi një reagim duke shpërndarë një shkrim të dikujt tjetër lidhur me situatën.

Mes tjerash aty shkruhej se “mjaft gjykuam sepse kështu nuk do të mbërrijmë askund”.
Kritikat erdhën pasi një pjesë e madhe e publikut mendon se Donaldi duhej të bënte një sqarim në lidhje me Borën, në takim me të cilën brenda shtëpisë tha se duhet të sqarohen jashtë e pastaj javë më vonë i uroi 3 vjetorin e lidhjes duke i dërguar qaforen e tij.
Kjo nga shumë kush po konsiderohet si ‘’tradhëti’’ ndaj saj pasi edhe Trixa i kishte shkruar koment në fotografinë e Borës.

