Anxhelina feston ditëlindjen, Albërije Hadërgjonaj emocionon me dedikimin për të bijën!

Sot Anxhelina Hadërgjonaj feston ditëlindjen dhe gjatë kësaj dite nuk kanë munguar urimet e shumta nga personat e saj më të afërt. Kushërinjtë e saj Albani, Argjentina Ramosaj e kanë uruar publikisht, duke vërtetuar se vazhdojnë të kenë një lidhje shumë të fortë familjare.

Por sigurisht dedikimi më special është ai i nënës së saj, Albërije Hadërgjonaj, që ka një marrëdhënie perfekte me vajzat. Albërija ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të Anxhelinës ndër vite. Përkrah imazheve të vajzës së saj të vogël, Albërija ka shkruar: “

“Gëzuar ditëlindjen për ty vogëlushja ime. Të uroj një jetë të gjatë të lumtur, të mbushur me shëndet dashuri dhe begati. Zoti të bekoftë çdo sekondë të jetës tënde! Faleminderit Zot që më bekove me një vajzë të bukur! Faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja ndonjëherë @anxhelina. Të don shuuumë mami.”