Me flokë të gjatë kaçurrela apo mjekër të thinjur? Blendi hapi një konkurs për look-un e ri dhe rezultati do ju shkrijë gazit

Është nga figurat më ikonike të ekranit shqiptar.
Blendi njihet për suksesin e emisionit të tij, librave shumë të shitura dhe padyshim look-u i tij.

E kemi parë pa flokë prej që e njohim por a keni menduar se si do të dukej me ndonjë look tjetër.

Tani kemi rastin. Gazetari ka publikuar një album fotografish me stile të ndryshme që i ka arritur falë aplikacioneve dhe na shkriu gazit.

Blendi hapi një konkurs për të ndryshuar “look” dhe rezultatet nuk duhen humbur.

“Pas një votimi 24 orësh kjo foto e parë fitoi me ehunicë të ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja dytë. Falënderoj edhe një klinikë që më ofroi të më mbjellë flokët dhe të mi bëjë kacurrela si këtu”, shkruan gazetari me humor duke preferuar të mbesë siç është, pa flokë.