Pas këngëtares së famshme, shoqe e Bora Zemanit, tani edhe Olsa Muhameti “thumbon” KEQ Donaldin!

Ditën e sotme postimi i Rezarta Shkurtës, shoqe e ngushtë me Bora Zemanin, kundër Donaldit ishte ngado në portale. (Lexo më shumë këtu)

E teksa jemi në ngjarjen “Trixa-Donald-Bora”, një tjetër personazh publik del kundër Donald Veshajt.

E kemi fjalën për Olsa Muhametin, e cila nuk ka ngurruar të dalë në mbrojte mikeshës dhe bashkëpuntores së saj, Borës dhe të thumbojë Donaldin.

Olsa ka publikuar një shprehje në insastory, ku si mbishkrim thuhet:

“Një burrë i vërtetë nuk bën lojëra mendjesh me një grua. Vetëm djemtë e dobët, të pasigurtë dhe të papjekur e bëjnë këtë gjë.”

Edhe pse Olsa nuk ka përmendur emra, në rrjet është nënkuptuar se e ka për aktorin pasi postimi i saj ka ardhur menjëherë pas deklaratës së tij dhe më tej publikoi dhe një postim mbështetës për Borën:

“Ajo është e veshur me fuqi, dinjitet dhe qesh pa frikën e asaj që rezervon e ardhmja.”