Operacioni i Adriana Matoshit përfundoi me sukses, mesazhi i vajzës së aktores na përloti: “Munde dy herë tumorin …”

Adriana Matoshi ka kaluar me sukses operimin për largimin e tumorit në tru. Sëmundja e rëndë aktores i është kthyer 9 vite pasi e kishte kaluar me sukses gjatë periudhës sa ishte shtatzënë.

Lajmi për suksesin e operimit e bënë të ditur miq të aktores si dhe i dashuri i saj Keith Groenveld.

“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm!”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Aktorja ka marrë urime të shumta në rrjete sociale, pas operacionit ka reaguar edhe vajza e saj, Kaona.

“Ajo mundi dy herë tumorin. Cila është superfuqia jote?”, shkruhet në postimin që Kaona ka ndarë në Instastory.