Po ‘’kryqëzohen’’ për afrimitetin, por Beatrix është fanse e çiftit Bora-Donald, ja çka i kishte shkruar para se të futej në shtëpi

Afrimiteti mes Donaldit dhe Beatrix po vihet re çdo ditë e më shumë dhe kjo ka irrituar fansat e dyshes Bora-Donald që kanë pushtuar rrjetin me komente negative sidomos kundër Trixës.

Dyshja janë bërë të pandashëm me njëri-tjetrin e kjo u vërejt edhe më shumë pas daljes së Semit nga shtëpia.

Në anën tjetër Bora në spektaklin e fundit të Për’puthen u shfaq në program me varësen e Donaldit në qafë.

Por duket se gjërat mund të mos jenë ashtu siç duken, pasi Trixa ishte fanse e takimit të famshëm mes Borës dhe Donaldit madje i kishte komentuar plot dashuri prezantueses pas këtij momenti.

Ditën që do të futej në “Big Brother” për të surprizuar Semin, (por përfundoi duke surprizuar Donaldin), Bora postoi një foto të saj.

Dhe Beatrix, pak pas mbrëmjes i ka komentuar “Më kujtuat sa bukur është të dashurosh, me zemër në dorë dje, i çmenda komshit duke bërtit”, duke i shprehur edhe dashurinë moderatores.