Bebe Rexha e ‘’djeg’’ vallen tradicionale në një dasëm shqiptare

Bebe Rexha është nga artistet shqiptare më të suksesshme në botë.

Këngëtarja e njohur njihet për thjeshtësinë e saj dhe publikimin në rrjete sociale të shumë detajeve nga jeta e saj private.

Së fundmi Bebe ishte e ftuar në një dasmë shqiptare në Arizona, Amerikë, atmosferën e së cilës e ka shijuar në maksimum.

Në videot e publikuara shihet Bebe duke kërcyer valle tradicionale me të pranishmit tjerë ndërsa ka publikuar edhe një video me të atin, krahas të cilës shkruan “Goca e babit”.