As njëra nga figurat që na bënë vazhdimisht zemrat mal me sukseset e saj nuk ka harruar të urojë kombin e saj për festën e flamurit.
Bëhet fjalë për Rita Orën, këngëtarja që ka pushtuar botën me muzikën e saj por origjinën nuk e harron asnjëherë.

Me dy fotografi një nga fëmijëria ku shfaqet me plis në kokë e tjetra me veshën kombëtare ajo ka uruar festën në gjuhën shqipe.
“Urime dita e flamurit, happy independence day Albania”, ka shkruar Rita duke vendosur edhe flamurin shqiptar.

