Lindsay Lohan i ka thënë “Po” propozimit për fejesë nga i dashuri i saj Bader Shammas.

Lajmin e ka dhënë vet aktorja përmes rrjeteve sociale duke publikuar disa fotografi me të dashurin e saj ku shfaq edhe unazën.

Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime. @bader.shammas #dashuri”, ka shkruar aktorja krahas fotografive.
The Sun zbuloi në fillim të këtij viti se Lindsay kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me Bader.
Një burim i afërt me 34-vjeçarin pati deklaruar se “Marrëdhënia e Lindsay me Bader po shkon mirë dhe se ata kishin dy vjet që ishin bashkë.

Ndryshe nga Lindesy, Bader krahas sukseseve në fushën e tij si financier nuk është fare një person i famshëm madje në rrjetet sociale ai ndiqet nga vetëm 596 njerëz.

