Zemra mal! Me shqiponjën me duar, Dua Lipa uron festën e flamurit në gjuhën shqipe!

Dua Lipa ka uruar Festën e Flamurit përmes rrjeteve sociale.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare nuk harron asnjëherë origjinën e saj duke bërë krenar shqiptarët para miliona ndjekësve të saj në tërë botën.

Dua ka publikuar disa fotografi nga kalaja e Krujës dhe urimin e ka bërë në gjuhën shqipe.

“Urime 28 nëntori. Happy independence Day Albania”, ka shkruar artistja sipër një fotografie ku krah shpatës dhe përkrenares së Skënderbeut bën shqiponjën me duar.