Zaimina na ëmbëlsoi me fotografitë e reja me barkun e rrumbullakosur, zbulohet gjinia e bebit

Zaimina Vasjari po shijon pritjen e ëmbël për t’u bërë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja shqiptare është në muajin e gjashtë dhe ditën e sotme na ka ëmbëlsuar me publikimin e disa fotografive të reja ku ka treguar barkun e rrumbullakosur duke pozuar buzë detit bashkë me Khloen.

Të dyja ishin veshur në të bardha dhe fytyrat e lumtura tregojnë se mezi po o presin bebin e ri në familje, gjinia e të cilit u mësua së është djalë.
Pra vogëlushja Khloe së shpejti do të bëhet me vëlla.

‘’Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot, shkruan Zaimina.