Hana shkrin së qeshuri publikun, ngjitet në skenë dhe kërcen teksa Loredana performon

Loredana Zefi ka mbajtur koncertin e saj ‘’Red Bull Symphony” ku u bashkuan dy botë muzikore.

Një orkestër simfonike takohet me ritmet hip-hop dhe tekstet e askujt tjetër përveç reperes më të suksesshme shqiptare, Loredana.

Koncerti u mbajt në vendlindjen e Loredanës në Lucern në Qendrën e Kulturës dhe Kongresit.

Natës së gjatë dhe plot emocione iu shtua edhe qershia mbi tortë, e cila ishte Hana.

Gjersa Loredana po performonte e vogla Hana shkriu zemrat e publikut duke kërcyer e duke përshendetur me duar të pranishmit.

Këto pamje u bënë virale dhe thuajse të gjithë të pranishmit shpërndanë këtë moment.