Filloreta Raçi- Fifi është larguar nga shtëpia e Big Brother Vip.
Këngëtarja e njohur pas situatës së krijuar në spektaklin e së martës ku u alivanos pas kritikave nga Balina shprehu dëshirën për t’u larguar vet nga shtëpia.
Pas një bisede me Arbanën ajo u bind që të kthehej për të vazhduar lojën dhe një numër i madh i artistëve i dolën në mbrojtje përmes rrjeteve sociale.
Ndërsa para pak minutash ajo u pa duke u përshëndetur me banorët dhe larguar nga shtëpia duke braktisur kështu lojën.