Reagimi i Ledrit kur Sara bën ndonjë ndryshim është thjesht EPIK! Sa prej jush bashkëndjeni hallin e bukuroshes?

Sa prej jush jeni gjendur shpesh në këtë situatë ose keni dëgjuar dikë të ankohet se i dashuri apo bashkëshorti nuk vëren fare ndryshimet që bën!

Epo këtë hall e ka edhe një super femër si Sara Hoxha.

Bukuroshja përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se Ledri nuk i vëren fare ndryshimet që bënë në dukje dhe i duhet vet tja tregojë.

Këtë e zbuloi përmes një bisede me ndjekësit e saj në rrjete sociale gjersa po lyente flokët, pasi dikush i kërkoi të bënte një video për të parë reagimin e Ledrit kur të shohë ndryshimin.

‘’Po çtë shihni se? Asnjë reagim! As nuk e kupton që kam bërë diçka edhe pse e di që jam te ‘’floktari’’ për 5 orë të plota. Duhet ta pyes unë a e sheh ndonjë ndryshim, të më shikojë mirë e mirë derisa të kujtohet që kam qenë tek floktari dhe pastaj të më pyesi (totalisht i pasigurt akoma) ‘’Ke ky flokët?’’, u përgjigj Sara.