Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë prej 5 vitesh bashkë por lidhja e tyre fillimisht u konfirmua shumë më vonë nga çifti e pastaj u mbajt larg syrit të medias dhe publikut.

Dyshja janë të rezervuar edhe me postime në rrjeta sociale dhe nuk publikojnë kurrë fotografi bashkë.
Por së fundmi këngëtarja na ëmbëlsoi me gjestin e bërë.
Si shenjë e dashurisë së tyre ajo ka vendosur si foto profili një fotografi bashkë me Albanin.

Ndryshe kohëve të fundit është përfolur se çifti janë në prag të martesës por nuk është zbuluar ndonjë detaj nëse do të ketë dasmë apo jo.
