“Po unë?” Luana Vjollca publikon fotot e ëmbla me Marinën me barkun e rrumbullakosur: “Tezja me mbesën”!

Shumë shpejt Luana Vjollca pret të bëhet teze sërish, këtë herë nga motra e saj Marina Vjollca, e cila është në pritje të ëmbël.

Luana sapo ka publikuar një super album me foto krah Marinës, ku shfaqen shumë të lumtura krah njëra-tjetrës dhe si mbishkrim vendosi:

“Tezja me mbesën?”

Një foto nga albumi pikasi akoma më shumë fotoja ku Luana shikon nga barku dhe ndryshe nga motra e saj, Marina, nuk e ka barkun e rrumbullakosur. Menjëherë fansat i kanë shkruar se kur do vijë dita që do e shohim edhe atë shtatzënë?!

Luana ka reaguar për këto komente, duke postuar disa insta story ku shkruan: “Po unë?!”, duke bërë tag Marinën dhe duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Moderatorja e njohur e “Klanifornia” na bëri “sytë zemra” kur na lajmëroi se ajo dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi presin të bëhen prindër për herë të parë. Marina pak ditë më parë na zbuloi gjininë e bebushit dhe është vajzë. Ajo e zbuloi në mënyrën më të ëmbël, ku bebushin e saj e quajti “picirrukja jonë”.

“Mezi po te presim picirukja jone?”, shkruan Vjollca si mbishkrim të fotove që mahnitën të gjithë.