Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld janë nga çiftet më të përfolura.
Dallimet në moshë dhe prejardhja e futbollistit nga Afrika e Jugut bënë që lidhja e tyre të komentohet dhe sulmohet vazhdimisht nga komentuesit, por kjo nuk e ka ndaluar çiftin që vazhdimisht të shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo, këto komente i erdhën në majë të hundës, pasi Adriana një javë më parë bëri një postim në rrjete sociale, me anë të të cilit i ftoi të gjithë racistët të komentojnë dhe të shfryhen një herë e mirë.
Ketu duhet te komentojne vetem racistat! Villni ne komente mos u kurseni, se ne postet tjera qe po i postoj nuk ka t’boj me komentet qe po i shkruani. Komentuesit me te rande ja qes ni kafe!”, shkruante Adriana.

E tani duke lënë pas komentet rraciste, Adriana i dedikon fjalët e ëmbla Keith, marrë nga Michele Obama.
‘Kjo është e bukura e gjetjes së një partneri që të do dhe të respekton, sepse edhe pasi të gjitha uljeve dhe ngritjeve, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën udhëtimin të vlejë’, ka shkruar aktorja.
View this post on Instagram
