Selvije Jao u bë shumë shpejt një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

Bukuroshja pas lidhjes me Shpat Kasapin dhe më vonë martesën është shndërruar në person të ndjekur në rrjetet sociale ku është shumë aktive.
Krahas videove e këshillave për grim, fushë në të cilën është e profilizuar, Selvija shpesh realizon biseda të ndryshme me ndjekësit.
Së fundmi ajo u ktheu përgjigje disa nga pyetjeve më interesante të bëra nga ta.
Në mesin e tyre ishte një që e pyeste se a do t’ja falte nëse Shpati do ta tradhtonte dhe përgjigja e saj habiti shumkë.
Selvija duket qenka shumë strikt në këtë pjesë, ajo përmendi edhe kanunin, duke ‘’kërcënuar’’ publikisht bashkëshortin e saj nëse një gjë e tillë ndodhë.

Ndryshe bukuroshja është në pritje të ëmbël dhe çifti kanë zbuluar se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një djali.

