Takimi mes Donald Veshaj dhe Bora Zemanit brenda shtëpisë së Big Brother ka ndodhur para disa javësh por vazhdon të komentohet akoma.
Së fundmi ka qenë Romeo Veshaj që bashkë me Salsano Rrapin kanë risjellë skenën duke i imituar dyshen në Portokalli.
Pamje nga ky skeq u bënë virale që kur u paralajmërua ndërsa vëmendje të madhe mori komenti i Borës.
Hhahahahahah dashuri labe. “Të dua moj qëne!”- ka shkruar ajo. Komenti i moderatores ka marrë shumë likes dhe reply pasi si duket ndjekësit nuk e kanë pritur një reagim nga ajo.

