Morena Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale ku me ndjekësit e saj ndan detaje të
shumta nga përditshmëria e saj.

Me rrëfimin e bërë së fundmi për nënën e saj të ndjerë ka rrënqethur zemrat e të gjithë atyre që e lexuan.
Bukuroshja zbuloi se një vizitë tek shtëpia e shoqes së saj dhe era e qumshtit e bëri me lot në sy pasi iu kujtua nëna e saj.
“Nuk kisha ndegju kohe te gjate erë të qumështit të zier… Isha tek një shoqe dhe nëna e saj kishte vën qumështin të ziej për të bërë kos, o Zot për një moment më doli nëna ime përpara se kishte plot 17 vite të tëra që nuk e kisha nuhatur ere të tillë në kuzhinën e shtëpisë time… me dolën lot”, ka shkruar Morena duke shtuar se nuk e di as vet pse e ndau me të tjerët këtë histori.
“Po qaja si fëmijë s’me kishte ndodhur kurrë.. se di pse desha ta ndaj me juve… Duaji nenat sepse janë bota njerzimit.. Gjitha nenat e botes meritojnë dashuri pa fund”, ka përfunduar këngëtarja.

