Leonora Jakupi është nga këngëtaret më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare.
Artistja krahas hiteve muzikore njihet edhe për stilin e saj dhe paraqitjet e kuruar në çdo detaj si në videoklipe e evente ashtu edhe në përditshmëri.

Leonora është aktive në rrjetet sociale por nuk zbulon shumë nga jeta dhe përditshmëria e saj.
Por është dikush që duket se e bënë Leonorën të dal nga vetja.
Mbesa e saj Morea ka një lidhje të jashtëzakonshme me teze Leonorën dhe e ka bërë personazh edhe në TikTok ku së bashku kanë realizuar disa sfida kërcimi.
Kjo u zbulua ditën e sotme kur Morena feston ditëlindjen dhe këngëtarja ka zbuluar disa nga momentet më interesante me mbesën e saj.
