Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra janë bërë prindër për herë të parë me 28 nëntor të 2020.

Gjersa Guerili i vogël është afër për të festuar ditëlindjen e tij të parë ai asnjëherë nuk është ekspozuar në publik.
Edhe në ato postime të pakëta që bëjnë me të fytyra nuk i shihet.

Për këtë çifti është kritikuar disa herë dhe më në fund Ermira ka vendosur të përgjigjet.
“Nuk e kemi pa të arsyeshme ne si prind me publiku”, thotë në njërën nga përgjigjet ndërsa më vonë zbulon se me datën 27 nëntor do të mund të njihemi me voglushin.
Guerili do të jetë pjesë e videoklipit të ri të Gold Ag, i cili publikohet në prag të festës së 28 nëntorit që përkon edhe me ditëlindjen e të voglit.

