7 vite pa Dr.Florin! Landi kujton me fjalë të ndjera mikun e tij

Kanë kaluar 7 vite që kur Dr.Flori ndërroi jetë.
Largimi i tij i parakohshëm nga jeta bëri bujë të mëdha duke përlotur jo vetëm komunitetin artistik por edhe publikun.

Artisti vazhdon të kujtohet akoma për veprat që la pas dhe padyshim ata që nuk harrojnë ta kujtojnë mikun e tyre janë miqt dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në 7-vjetorin e largimit nga jeta, miku i tij i ngushtë, Landi Hysi e ka kujtuar me një moment së bashku në skenë.

“7 vite mungesë, por një pafundësi pranie! Dr Flori, 17 nëntor 2014”, ka shkruar Flori sipër fotografisë nga performance e këngës ‘’Në krahët e tua do jem’’

Pak muaj më pare ishin Aurela Gaçe dhe Stine që sollën artistin përmes këngëve të tyre duke publikuar një projekt të punuar gjatë kohës sa Dr.Flori ishte në këtë jetë.