Modelja dhe blogerja shqiptare Hilda Kërtalli është përfolur shpesh për ngjashmërinë me Dua Lipën.

Përkundër që më parë kishte deklaruar që edhe pse i pëlqen shumë Dua, nuk i pëlqen që vazhdimisht t’i komentojnë duke e krahasuar me të.

Por ajo ka plotësuar një kërkesë të kahmotshme të fansave duke rikrijuar disa nga fotografitë e Duas.

Në videon e publikuar, blogerja mund të shihet se si realizon makijazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas.
Dhe në fund rezultati del mahnitës, pasi bukuroshja nga Tirana në fotografitë e realizuara “para-pas” bën që ndryshimi mesa saj dhe Dua Lipës të duket shumë i vogël.
