Mban ende mbiemrin e saj?! Rudina Dembacaj rrëfen të vërtetën dhe zbulon ARSYEN pse do e linte Mark Frrokun direkt!

Rudina Dembacaj vetëm pak kohë më parë i tha “PO” përgjithmonë Mark Frrokut, duke kurorëzuar dashurinë e tyre para të ftuarve VIP. Mirëpo, nëse ai do e tradhtonte ajo do e linte direkt!

“Do e lija!”, i është përgjigjur shkurt Dembacaj fanses së saj që e pyeti se çdo bënte nëqoftëse partneri do e tradhtonte.

Ndërsa pyetjes nëse e ka ndryshuar mbiemrin apo jo, aktorja iu përgjigj kështu!

“Rudina Dembacaj apo Rudina Frroku?”, e pyeti një fanse, së cilës aktorja iu përgjigj: “Rudina Dembacaj përgjithmonë (shoqëruar me emoj-in e një zemre të kuqe). Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”.