E kush nuk e mban mend momentin historik kur Britney Spears u ngjit në skenën e MTV dhe performoi krah G-Easy këngën “Me, Myself & I”, që e ka në bashkëpunim me Bebe Rexhën?! Atëhere edhe Bebe u surprizua nga kjo performancë, pasi nuk ishte në dijeni fare, siç e shpjegon në videon më poshtë.
Këngëtarja me origjinë shqiptare së fundmi ka uruar Britney Speras për lirinë që fitoi, pas 13 vitesh nën kontrollin e të atit.
“Urime mbretëreshë, e lumtur që fitove lirinë, por tani duhet të mbrojmë më çdo kusht”, shkruan Bebe Rexha në Instagram, krahas fotos që ka postuar me yllin e pop-it, Britney Spears.

Ndër të tjera Bebe rikujton fjalët motivuese që Brintey i ka thënë në fillim të karrierës së saj.
“Mbaj mend se sa e emocionuar isha kur të takova për herë të parë. Truproja jot më lejoi të hyja në dhomën tënde të ndërrimit dhe gjëja e parë që më the ishte se sa kompozitore e mrekullueshme që jam. Më preku shpirtin. Ikona ime, të cilën e pashë dhe u frymëzova gjatë gjithë jetës sime, më tha se isha një kompozitore e mrekullueshme. Ky ishte një moment historik. Jam e lumtur që je e lirë, por tani duhet të të mbrojmë me çdo kusht. Të dua”, shkruan Bebe në Instagram.
