Enca Haxhia ka humbur njërin nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e saj, gjyshin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes rrjeteve sociale duke thënë se gjyshi i saj u nda nga jeta disa ditë më parë por ajo sot vendosi ta ndajë me ndjekësit e saj lajmin e hidhur.

“Ndaj shumë në social media po gjërat personale që kam afër zemrës nuk i ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur/ të rëndësishëm në jetën time u nda nga jeta’’, ka shkuar Enca në njërin prej story-ve të shumtë ku ka publikuar edhe fotografi të gjyshit të ndjerë.

“Gjyshi im i dashur, artist në shpirt dhe në vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë. Fansi dhe kritiku im nr.1, i pari që ka besuar tek unë kur isha e vogël dhe më ka mbështetur në rrugën e muzikës”, shkruan këngëtarja.
Enca zbuloi se gjyshi i saj kishte shkruar një libër për dhe premtoi se do ta publikojë në të ardhmen.

