Flori Mumajesi është nga artistët më pak aktiv në rrjetet sociale sa i përket përditshmërisë dhe detajeve nga jeta personale.

I rezervuar ka qenë gjithmonë sidomos sa i përket jetës sentimentale dhe marrëdhënieve me femra edhe në daljet televizive dhe në raste të rralla është bërë edhe personazh i thashethemeve.
Por së fundmi ka bërë që të nxis dyshime për një lajm bombastik për të.

Kudo po flitet se Flori po bëhet baba dhe shkak për këto dyshime u bë një postim i tij.
Këngëtari ka postuar një imazh ku shihet një souvenir druri që ka të gdhendur një bebush teksa fle.

Këtë imazh ai e ka shoqëruar me një ‘’emoji’’ zemër duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.
Flori nuk ka reaguar ende lidhur me lajmet e përhapura dhe mbetet të shihet se çfarë po fshihet pas.
