Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe këngëtarja e njohur Gresa Behluli është bërë nënë për herë të parë! Lajmin e zbuloi Hajrush Behluli, babai i këngëtares nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Facebook.
“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona.
Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.
Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin.
Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit.
HSH”, shkruan ai në këtë postim ku na zbuloi emrin e bebushit, Diell.

Së fundmi kemi edhe një foto që Gresa publikoi në rrjetin social Instagram, ku shihen buqeta me lule që të afërmit i kanë dhuruar dhe tallumbace që kanë si mbishkrim “boy”, djalë. Në këtë postim këngëtarja ka marrë shumë komente nga ndjekësit e saj.
?
11.11.2021?, shkruan Gresa, e cila na la të kuptonim se djali ka ardhur në jetë 2 ditë më parë (sot e shtunë, data 13.11.2021).
View this post on Instagram
