Shumë shpejt do të mbahet spektakli i “MTV EMA 2021”, ku këtë vit janë nominuar edhe 3 artistë shqiptarë siç janë Loredana, Gjon’s Tears dhe Dua Lipa.
Por prisni pak, pasi mësuam një tjetër lajm të mirë për të gjithë ne!
Në këtë event shumë të rëndësishëm për industrinë e muzikës do të prezantojë edhe Rita Ora.

Pas saj, edhe emra të tjerë do të ketë këtë rol gjatë natës si Winnie Harlow, Ryan Tedder, Olly Alexander dhe më shumë.
Kujtojmë se ceremonia vjetore do të zhvillohet në Papp Laszlo Budapest Sportarena në Hungari më 14 nëntor.
